Ballina Kultura Agron Tufa publikon dokumentin: Ja shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit

Agron Tufa publikon dokumentin: Ja shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar sot disa dokumente, që sipas tij tregojnë dy shkrimtarët e tjerë që kanë bërë ekspertizën poetit Visar Zhiti, ekspertizë e cila e dërgoi në burg.

Në dokumente e publikuara nga Tufa, dy shkrimtarët që i bënë ekspertizën Zhitit ishin Pandeli Koçi dhe Ramazan Vozga.

“Nje pyetje qe duhet ngritur. Keta qe kane emrat poshte akt-ekspertizes, qe çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve nje shpjegim, se si ndodhi?

Meqe jane figura publike dhe i shohim neper tubime, apo jo? Te mos thone: i kemi sqaruar keto gjera me Visarin (kjo eshte tjeter gjë), por te na sqarojne njehere e mire ne, publikisht (dhe kjo eshte nje gjë krejt tjeter)…

Perndryshe, pyetjeja mbetet e ngritur, sapo shfaqet prezenca e tyre ne publik”, shkruan në postimin e tij Tufa.

Loading...