Ballina Bota Aeroplani rrëzohet mbi shtëpi (Video)

Aeroplani rrëzohet mbi shtëpi (Video)

Një aeroplan i vogël është rrëzuar mbi një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë. Autoritetet amerikane thanë se pesë persona humbën jetën, duke përfshirë pilotin dhe katër të tjerë që ndodheshin brenda banesës.

Ata janë dy meshkuj dhe dy femra. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur. Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe kanë pësuar djegie. Dëshmitarët kanë thënë se avioni me dy motorë u shpërbë në ajër përpara se të rrëzohej në periferi të Los Angelos dhe të përplasej në një shtëpi 2-katëshe.

Mbetjet e aeroplanit të vogël janë shpërndarë nëpër rrugë, ndërsa 72 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët. Shkaqet e rrëzimit të aksidentit nuk dihen dhe një hetim është duke u kryer. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews