Ballina Bota Zvicra mbulohet nga bora, trashësia arrin deri në 73 centimetra (VIDEO+FOTO)

Zvicra mbulohet nga bora, trashësia arrin deri në 73 centimetra (VIDEO+FOTO)

Zvicra është mbuluar me borë gjatë fundjavës, pasi dimri i shumëpritur mbërriti më në fund në shtetin Alpin.

Madje, në disa rajone ka rënë borë deri në 73 centimetra, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas shërbimit Meteorologjik të Zvicrës, pritet që më shumë borë të bie në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Kantoni juglindor i Graubünden pa të shtunën dhe të dielën në mëngjes 40 deri në 70 centimetra borë. Fshati i St Antönien, i vendosur në 1.510 metra mbi nivelin e detit, kishte 73 centimetra borë.

Megjithatë, më pak borë ka pasur në pjesën frankofone të vendit dhe aspak në zonën më të ngrohtë jugore që kufizohet me Italinë.

Stacioni meteorologjik Locarno-Magadino në kantonin jugor të Ticinos regjistroi natën më të butë të janarit (11 gradë Celsius) që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1959, përcjell albinfo.ch.

Rritja e borës rritet me rreziqe. Shumë zona malore në Zvicrën Qendrore dhe Lindore kanë qenë në rrezik të lartë të ortekëve për disa javë. Më parë këtë javë, dy njerëz vdiqën dhe një tjetër u plagos në tre ortekë të ndara.

VIDEO bonus:
Loading...