Ballina Lajme Zoran Zaev në panik, deputetja ‘rebele’ nuk dëshiron të votojë

Zoran Zaev në panik, deputetja ‘rebele’ nuk dëshiron të votojë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se pret që deputetja Elizabeta Kançeska Milevska të mos votojë për ndryshimet kushtetuese, por nuk u përgjigj konkretisht nëse kjo do të rrezikojë 2/3 e shumicës.

“Kam informata se deputetja Elizabeta Kançeska Mislevska nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese. Deputetja Milevska është koordinatore e grupës së re të deputetëve dhe ajo ka hyrë thellë në procesin e bisedimeve për gjithçka. Punon bukvalisht sikurse ne në Qeveri, krijuesit e amandamenteve. E di që i di të gjitha detajet, gjithsesi vendimin do ta marë ajo vet, grupa e saj e deputetëve, çdo deputet veçmas, madje të gjithë 120 deputetët, dhe 80 që priten. Nuk mund të them që pa një deputet do të ketë 80 vota apo jo. Nuk e di nëse do të jenë 80, 79, 82 apo 78. Askush nuk mund ta dijë këtë”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se pas votimit për amandamentin e parë do të dihet nëse është siguruar 2/3 e shumicës.