Ballina Aktualitet Lajme Zendeli i Besës reagon ashpër pas refuzimit të Syrja Rashidit si anëtar...

Zendeli i Besës reagon ashpër pas refuzimit të Syrja Rashidit si anëtar i selektimit të komisionit Anti-Korrupsion

Zgjidhen shtatë emrat që do të selektojnë anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Anti-Korrupsion. Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu u propozuan nga Qeveria, Dragi Celevski nga Avokati i Popullit, Artan Grubi dhe Muhamet Zekiri nga shumica parlamentare, ndërsa Zoran Iliovski dhe Vlladanka Aviroviq nga opozita. Propozimi i deputetit të Besës Fadil Zendeli, që Syrija Rashidi të përfaqësojë opozitën shqiptare në këtë Komision Selektiv, nuk mori përkrahjen e deputetëve shqiptarë. Në vend të Rashidid, Grubi dhe Zekiri votuan për Vlladanka Aviroviq.

Propozimin që Syrjah Rashidi të bëhet anëtarë në Komisionin për Selektim, e vendos në votim. Ju lutem kush është “PËR”. Një, dy, tre, katër. Kush është kundër. Një, dy, ju lutem edhe këtu, 5 nga LSDM dhe nga BDI, pra gjashtë. Mirë. Propozimin që Vlladanka Aviroviq të bëhet anëtare e Komisionit për Selektim e vendos në votim. Ju lutem kush është “PËR”? Një, dy, tre… pesë, tetë edhe një, nëntë. Konstatoj se kolegu Syrjah Rashidi mori katër vota ndërsa kolegia Vlladanka Aviroviq mori nëntë vota.
I revoltuar nga ky votim, deputeti i Besës Fadil Zendeli akuzoi shumicën se nuk po bëjnë mjaftueshëm për luftimin e korrupsionit

“Është skandaloze sepse edhe zotri Artan Grubi edhe përfaqësuesit e LSDM-së të gjithë ishin pro një kandidate e cila vinte nga grupi i pavarur, nuk qëndron problemi aty sa është çështja se bëhet fjalë për grup i cili gjithë e dimë se janë persona të amnistuar dhe që kanë problem me sistemin e drejtësisë. Me këtë ishte një porosi e qartë edhe e BDI-së edhe e LSDM-së se ata nuk kanë ndërmend ta luftojnë korrupsionin brenda vendit. Kishim mundësi që ndoshta përherë të parë në këtë Komision për intervistimin e kandidatëve mund të kishim edhe shumicën përfaqësues shqiptarë, por fatkeqësisht nga ajo që edhe ju ishit dëshmitarë, deputetët shqiptarë e pamundësuan këtë” – deklaroi Fadil Zendeli, deputet i BESËS.

@tn.lajmelokale
@tetovanews