Ballina Aktualitet Lajme Zekiri kundër Likës, Osmanit, Angjushevit, Shekerinskës dhe Spasovskit

Zekiri kundër Likës, Osmanit, Angjushevit, Shekerinskës dhe Spasovskit

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se do të votojë kundër rritjes së pagave për zv.kryeministrat e Maqedonisë ku ditë më parë u tha se do tju rritet rroga 8000 denarë, përcjell TS

“Do te votojme kunder rritjes se pagave per zv kryeministrat.
Beneficione do te kete vetem per qytetaret, funksionaret kane mjaftueshem beneficione dhe te drejta ne pajtim me ligjet” ka shkruar Muhamed Zekiri.

Ndryshe ditë më parë nga qeveria, përmes një deklarate me shkrim, u përpoqën ti qetësojnë qytetarët të cilët reaguan ashpër ndaj vendimit për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave. Në shkresën për mediat, thuhet se nuk është fjala për rritje të të ardhurave mujore të nënkryetarëve të Qeverisë, por për harmonizimin e Ligjit për Pagat dhe zgjidhjes ligjore për Qeverinë. Sipas ndryshimeve në ligj, zëvendëskryeministrat Hazbi Lika, Bujar Osmani, Koço Angjushev, Radmilla Sekerinska dhe Oliver Spasovski do të marrin tetë mijë denarë në muaj plus, ose për një vit do të ndahen shtesë gjysmë milioni denarë nga arka e shtetit./TS/

@tn.lajmelokale
@tetovanews