Ballina Jetë & Stil Zbulon se fëmijët nuk ishin të tij, ofron 5 mijë paund për...

Zbulon se fëmijët nuk ishin të tij, ofron 5 mijë paund për të gjetur babanë biologjik

Bashkëthemeluesi milioner i MoneySupermarket.com zbuloi se tre djemtë që mendonte se ishin të tij, vinin nga një tradhti në martesë. Për këtë arsye ai ka ofruar 5 mijë paund shpërblim për të gjetur identitetin e vërtetë të babait të tyre.

Richard Mason, 55 vjeç –  zbuloi nga mjekët në vitin 2016 se ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë. Në këto momente ai iu tha mjekëve se po gabonin sepse ishte babai i 3 djemve. Por pasi  u bind nga shpjegimi i mjekëve, kërkoi zbulimin e identitetit të babait të tre fëmijëve që besonte se ishin të tij.

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja e tij, Kate, pranoi një marrëdhënie jashtëmartesore  me një koleg në martesën e tyre 20-vjeçare, por refuzoi ta emërojë atë si babanë e fëmijëve sepse gjithmonë kishin përdorur masa mbrojtëse.

Biznesmeni milioner tha se zbulimi i të vërtetës i tronditi atë dhe se për një moment kishte menduar edhe vdekjen, por tani po planifikon që të shkruajë një libër për përvojën e rij. Më i madhi prej djemve është  23 vjeç dhe një biznesmen i hershëm, ndërsa binjakët 19-vjeçar janë në universitet.

“Unë ende i konsideroj ata si djemtë e mi edhe pse unë nuk jam babai i tyre biologjik, dhe I dua shumë”, shtoi ai. Dy nga tre djemtë refuzojnë të flasin me të, por një prej tyre kohët e fundit e kontaktoi për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.

Loading...