Ballina Argëtim Showbiz Zbulohet ku ndodhet Elvana Gjata, dhe me kë!

Zbulohet ku ndodhet Elvana Gjata, dhe me kë!

Pas ngjarjes që bëri bujë në bllok, në të cilën u përfshi dhe këngëtarja Elvana Gjata, ajo vendosi të zhdukej nga sytë e të gjithëve dhe nga rrjetet sociale. Pak pas skandalit këngëtarja promovoi këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Poo Bear. Megjithatë, postimet e promovimit nuk gjenden më në profilin e e Elvanës në Instagram.

Që prej asaj ngjarje këngëtarja nuk dihet ku ndodhet, dhe se kur do t’iu kthehet projekteve muzikore.

Por përmes një postimi në Instagram Ermal Mamaqi ka zbuluar diçka për Elvanën.

Fotografia që publikoi me stilistin Valdrin Sahiti dhe fotografin Artan Korenica e cila ishte shkrepur në atelienë e Valdrinit ishte e shoqëruar me fjalët, –“Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm mua më nxjerr keq …2Gisht Mjaltë së shpejti në të gjitha Kinematë. valdrinsahitiofficial artankorenica”

Me këtë  postim Ermali na lë të kuptojmë se Elvana momentalisht ndodhet në Prishtinë në shoqërinë e dy miqve të saj më të mirë, Ermalit dhe Valdrinit. Gjithashtu, nuk dihet ende për projekte muzikore por këngëtaren do ta shohim së shpejti në projektin e saj më të fundit kinematografik./A.C/dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews