Ballina Aktualitet Rajoni Vjen dimri i acartë, si do të jenë temperaturat nga nesër

Vjen dimri i acartë, si do të jenë temperaturat nga nesër

Deri në minus 10 gradë celcius do të bien temperaturat. Sipas meteorologëve ndryshimet e motit do të nisin prej datës 3 Janar dhe do të zgjasin deri në 9 Janar.

I ftohti i acartë është pas porte. Nga data 3 Janar meteorologët paralajmërojnë ardhjen e dimrit të vërtetë. Në kryeqytet temperaturat do të zbresin në 5 gradë maksimalja dhe minus 6 minimalja. Në Korçë maksimalja do të shënojë nën dy gradë celcius dhe minimalja minus 11. Nga 3 Janari në Kukës temperaturat bien në 0 dhe -8. Ndërsa në 4 Janar minimalja në Kukës pritet të jetë -11 gradë.

Ky ndryshim i motit do të vijë pasi gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon, e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

E shtuna duket si dita më e ngrohtë ku temperaturat do të ngrihen duke shkuar deri në -4 gradë. Të dielën ato shënojnë sërish rënie në -5 gradë, për të arritur të martën në -8 gradë. Megjithatë nuk do të zgjasin shumë këto temperatura të ulëta. Pas datës 9 Janar moti do të ngrohet. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten pas kësaj date duke shkuar deri në 15 gradë Celsius./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews