Ballina Top Lajm VIDEO/ Serbët dhe maqedonasit tërbohen, gjejnë “provokacja” te komentatori shqiptar

VIDEO/ Serbët dhe maqedonasit tërbohen, gjejnë “provokacja” te komentatori shqiptar

Mediat serbe nuk lënë gjë pa shpallur si “provokacja”, kur është fjala për shqiptarët. Kështu ka bërë së fundi edhe “novosti.rs”, duke iu referuar një ndeshjeje hendbolli:

“Komentatori shqiptar i Televizionit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Ademi, nuk dëshiroi t’ia thoshte emrin Stojançe Stoilovit gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror të Hendbollit, por i referohej gjatë gjithë kohës me “lojtari me numër pesë”.

Konflikti filloi të acarohej në fund të vitit të kaluar, kur Stoilov u gjend i kritikuar gjerësisht. Ai u largua nga ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit në Maqedoni (vetë fitoi çmimin hendbollisti i vitit), kur një nga fituesit filloi të fliste në gjuhën shqipe”.

Ndërkohë, mediat në Maqedoninë e Veriut, më konkretisht, “infosport.mk”, e shtjellon më tej këtë incident: “Stolilov tha se ndjeu ofendim, kur pa dikë që fliste në një gjuhë tjetër nga e vendit të tij, gjë për të cilën hasi në një valë kritikash, megjithëse kishte shumë njerëz që e mbështetën.

Përgjigja e shqiptarëve arriti në fillim të Kampionatit Botëror të Hendbollit, kur komentatori nga televizioni shtetëror, Mustafa Ademi, ka refuzuar vazhdimisht të shqiptojë emrin e Stoilovit gjatë gjithë transmetimit”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews