Ballina Lajme Rajoni Video/ Rama shfaqet i indinjuar me Berishën: Gënjej unë apo ky i...

Video/ Rama shfaqet i indinjuar me Berishën: Gënjej unë apo ky i përdalë?

Në një dalje jo të zakontë mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish deputetit Berisha, lidhur me përplasjet që ata patën në kuvend.

“Genjen ky i përdalë apo gënjej unë për vizat e mallit të bardhë që ja ka futur në kokë ndjekësve të vet, që edhe në këtë platformë sjellin erën e qenefit dixhital”, tha Rama.

Duke vijuar më tej me të njëjtin argument, Rama vijoi:

“Gënjej unë apo ky i përdalë, për botën e kumarit, që unë e shkatërrova dhe i përdali akuzon se po rritet në sqetullën e vëllait tim. Zorzopi lidh me mua emra, ngjarje pa lidhje, për të shuar urinë e tij të dhunshme. Unë dhe zorzopi e zorzopët e ushtrive të të përdalëve nuk jemi njësoj”, tha ai.

Loading...