Ballina Bota Venezuela përplas SHBA dhe Rusinë? Çfarë po ndodh në vend

Venezuela përplas SHBA dhe Rusinë? Çfarë po ndodh në vend

Venezuela po zhytet gjithmonë e më tepër në një krizë politike pas një presioni në rritje lidhur me vazhdimësinë e presidencës së Nicolas Maduro.

Maduro nisi një mandat të dytë në 10 Janar, që në fakt ishte rezultat i një bojkoti të gjerë zgjedhor vitin e shkuar, gjë që ndërkombëtarisht u refuzua nga shumë vende.

Të mërkurën, Juan Guaido, lideri i opozitës mori kontrollin e Asamblesë Kombëtare duke u deklaruar president i përkohshëm.

Menjëherë pasi Guaido u betua si president përpara mbështetësve të tij, Presidenti Amerikan Donald Trump e njohur atë publikisht si një president të përkohshëm të vendit.

Si përgjigje Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me SHBA dhe u dha diplomatëve amerikanë 72 orë për t’u larguar nga vendi.

Maduro akuzoi Guaidon për grusht shteti dhe urdhëroi arrestimin e tij.

Në një deklaratë, presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se qeveria amerikane nuk e njeh më Maduron si president të ligjshëm të vendit.

Nga ana tjetër drejtuesi i ushtrisë venezueliane ka shprehur besnikërinë ndaj presidentit Maduro, ndërkohë që siç njofton New York Times, Rusia i ka telefonuar Maduros dhe i ka kërkuar Amerikës të mos ndërhyjë.

Sipas Al Jazeera në Venezuelë janë shënuar të paktën 26 viktima, gjatë valës së protestave të nisura katër ditë më parë kundër presidentit Maduro. Gazeta “El Mundo” transmeton se që prej fillimit të protestave kundër regjimit të Maduros, janë arrestuar 218 protestues. / M.B

@tn.lajmelokale
@tetovanews