Ballina Aktualitet Lajme Uzurpatorja e komunës dhe shkatërrimtarja e Tetovës ka qejf të bëhet presidente

Uzurpatorja e komunës dhe shkatërrimtarja e Tetovës ka qejf të bëhet presidente

Në fakt ishte një deklaratë korrekte nga lideri BDI, është korrekte si parti siç është BDI, nesër ose pasnesër nuk ka arryse pse të shkohet në zgjedhje. “Ne nuk trembemi nga zgjedhjet, pasi i dimë numrat që i kemi në anën tonë. Dy vite kemi harxhuar për reformat, vendi duhet ta digjesotjë atë që ka bërë, dhe tani ky vit do të ishte i favorshëm t’u kthehemi qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit”, tha nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sonte në Alsat, duke u përgjigjur pse BDI nuk dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell FLAKA.

“Nuk mendoj se ka logjik që VMRO-DPMNE të mos shkojë në zgjedhje presicencial, por liderët politik duhet të vendosin nëse do sillnin të mira zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale. Po e ritheksojë, ne nuk kemi asgjë kundër dhe frikë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por në këto momente mendojmë se mjaftojnë vetëm ato presidenciale”, tha Arifi duke u përgjigjur se çka do të ndodhte nëse VMRO bojkoton zgjedhjet presidenciale dhe nuk arrihet censusi.

Për BDI, tha Arifi mbetet parimi se kandidati presidencial duhet të jetë me marrëveshje, pasi shtoi ajo, do të arrihet pragu i këkuar dhe presidenti, tha nënkryetarja e BDI-së, duhet të unifikojë qytetarët.

“Një kandidatë i marrëvesjes do të ishte gjithsecili i cili do të ketë më shumë argumente që do të tubojë vota. Koncepti i një kandidati i marrëveshur, do të ishte një risi dhe fushata do të ishte unifikuese dhe jo tensionuese”, tha ajo.

E pyetur a do të jetë ajo kandidat për president, Arifi tha se i shërben qytetarëve të Tetovës, por shtoi: “Në një dekadë në politikë, unë do t’u përgjigjem sfidave dhe nëse koha dhe rrethanat më japin obligimet tjera, pse jo”. FLAKA

@tn.lajmelokale
@tetovanews