Ballina Sport “Unë jam Zlatan, nuk pushoj kurrë”: suedezi leksione trajnerit të ri të...

“Unë jam Zlatan, nuk pushoj kurrë”: suedezi leksione trajnerit të ri të Galaxy

Zlatan Ibrahimovic mund të konsiderohet nga shumë si mendjemadh e egocentrik, por pa dyshim është një kampion dhe profesionist i madh, në ndeshje e stërvitje. Prova e panumërt që flet për karalterin e gjigantit tregohet nga As, që rrëfen takimin e parë mes suedezit dhe teknikut të ri të Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto, në seancën e parë stërvitore të skuadrës së Mls.

Sipas të përditshmes iberike, ish-tekniku i Boca Juniors, që vjen nga humbja në Superklasiken e Kupës Libertadores, ka dashur të takohet me sulmuesin, që është lideri i padiskutueshëm i grupit. Të dy kanë folur për fazën ofensive të skuadrës e për eksperiencat Ibra, por në favorin e ofruar nga Schelotto, se Zlatan, nëse donte, mund të mos merrte pjesën në ndonjë ushtrim, duke parë moshën e tij dhe pozicionin në fushë, tekniku i ri mori përgjigjen e fortë.

“Nëse skuadra ime vrapon, vrapoj edhe unë – i është përgjigjur i ofenduar suedezi – Nëse skuadra ime vuan, vuaj edhe unë. Mosha ime nuk është e rëndësishme, ajo që vlen është mentaliteti. Unë jam Zlatan e nuk pushoj kurrë”.

Loading...