Ballina Shëndeti Ujë me limon, arsyet pse duhet të pihet në mëngjes

Ujë me limon, arsyet pse duhet të pihet në mëngjes

Një ndër pijet që është dhe më e shëndetshme nëse do të konsumohet në mëngjes është uji me limon.

Kjo pije freskuese ofron shumë përfitime shëndetësore, dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur: vetëm shtrydheni gjysmë limoni në një gotë me ujë të vakët.

Informacionet bëjnë me dije se limonët janë të mbushur me vitaminë C, magnez, kalium, etj., ndërkaq uji është kyç për të shmangur dehidratimin.

Nëse filloni të pini ujë me limon çdo mëngjes, ju do t’i përjetoni këto përfitime shëndetësore:

Sistem më të fortë të imunitetit

Sistem më të mirë të tretjes

Aromë më të freskët të gojës

Funksion më të mirë të mëlçisë

Humbje të peshës

Lëkurë të pastër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews