Ballina Diaspora U lind në Berat, futbollisti habit, prezantohet si grek në Hollandë

U lind në Berat, futbollisti habit, prezantohet si grek në Hollandë

Futbollisti me origjinë shqiptare, Mario Vrushaj është transferuar te skuadra e Uillem II në kampionat holandez. 20-vjeçari është huazuar nga grekët e Olimpiakosit për 1 vit e gjysëm teksa do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kosovës, Dionis Avdijaj.

Edhe pse ka lindur në Berat, mesfushori është prezantuar si futbollist grek në faqet sportive holandeze, kjo për shkak të pasaportës greke si dhe identitetit të ndryshuar. Te Olimpiakosi Vrushaj numëron 314 minuta aktivizim. Ai është pjesë e Greqisë U19, me të cilët ka luajtur 444 minuta.

Ndërkohë 2 vite më parë, në një intervistë të dhënë për mediat, Vrushaj shprehej: Gjithsecili do të luajë me Kombëtaren. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews