Ballina Kronika Tetovë, vajza 16-vjeçare gjeti belanë me 5 persona të panjohur

Tetovë, vajza 16-vjeçare gjeti belanë me 5 persona të panjohur

39-vjeçari nga një fshat i rrethit të Tetovës, dje mbrëma (23 janar) ka bërë një kallëzim për një ngjarje të pahijshme që i ka ndodhur vajzës së tij.

Ajo është kthyer me furgon nga shkolla dhe rreth orës 20 e 20 minuta, duke ecur në këmbë rrugës së fshatit në drejtim të shtëpisë së saj, ka kaluar pranë një makine të parkuar, ku kanë qenë pesë persona të panjohur. Dy nga pesë personat e panjohur kanë filluar ta ngacmojnë dhe të sillen në mënyrë të pahijshme ndaj saj, madje edhe duke e prekur.

Vajza e tronditur dhe e frikësuar ka arritur që të largohet në drejtim të shtëpisë.

Organet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti.

Loading...