Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, rrugët ende të mbuluara nga akulli (VIDEO)

Tetovë, rrugët ende të mbuluara nga akulli (VIDEO)

Rrugët dytësore në Tetovë bashkë me trotuaret, edhe në ditën e tretë pas reshjeve të borës mbeten të pa pastruara.

Kështu duket pjesa e trotuareve në rrugët dytësore këtu në qytetin e Tetovës. Edhe pse duhej të ishin pastruar që para shumë ditësh, megjithatë, edhe në ditën e tretë të reshjeve të borës, trotuaret në rrugët dytësore janë kështu siç i shihni”.

Shumë vështirë është ecja, nuk është pastruar asgjë rrëshqet gjithandej. Rrash dy herë çka t`ju them. Komuna deri më tani asgjë s`ka bë, as pastrimin, as ujësjellësin asgjë”.

Ne e kemi patinazhin më të gjatë në botë, afër dhjetë kilometra, nga UEJL deri tek stadiumi i qytetit, dhe kjo është mirë për qytetarët se do mësojnë edhe patinat ti vozisin”.

Vet e pastrojmë neve gjithnjë, këtë rrugë këtej nga neve vet e pastrojmë. Trotuaret edhe me borë edhe me vetura ja shihni si janë”.

Për pasojë të kësaj situate me ngricat e paraqitura nëpër rrugë dytësore dhe trotuare, rezultati i lëndimeve dhe thyerjeve të ekstremiteteve është ky.

Po për tre ditë sigurisht ka pasur më shumë se 100 fraktura. Kategoria më e prekur që vijnë janë fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa më së shpeshti ka lëndime në nijet ë këmbëve dhe duarve dhe të kurrizit, sidomos tek më të moshuarit- deklaroi Mirosllav Koçovski. Kryeshef i repartit të ortopedisë.

Nga komuna e Tetovës, arsyetohen se, vonesat janë shkaktuar shkaku se fillimisht janë pastruar rrugët kryesore dhe rrugët e fshatrave të malësisë, ndërsa nda dita e djeshme kanë filluar edhe pastrimet e trotuareve dhe rrugëve dytësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews