Ballina Argëtim Tenton ta rrëzojë kundërshtarin, por e pëson vet – thyen këmbën (VIDEO)

Tenton ta rrëzojë kundërshtarin, por e pëson vet – thyen këmbën (VIDEO)

Gjatë fundjavës, një luftëtar amator në MMA, Jonathan King, pësoi një lëndim të tmerrshëm, e theu këmbën, përderisa ishte duke tentuar ta rrëzonte kundërshtarin e tij në meçin e organizuar nga Aleanca e Betejave të Amerikës.

Pasi King tenton ta rrëzojë kundërshtarin e tij, duke e shqelmuar në gjurin e tij, ai rrëzohet menjëherë në tokë, por qëndron i qetë në pritje të mjekëve, të cilët thirren nga gjyqtari, transmeton Gazeta Express.

“Jonathan King sapo doli nga spitali këtë mëngjes. Mjeku tha se operacioni në këmbën e tij shkoi shumë mirë. Terapia fizike do të fillojë këtë mëngjes dhe ai pritet të lirohet për të shkuar në shtëpi qysh këtë javë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Aleanca e Betejave të Amerikës.

Mirëpo, lëndimet e tij sapo të tmerrshme që të duken, nuk janë aspak të rralla brenda kafazeve. Corey Hill, i cili vdiq para tri viteve, dhe Anderson Silva pësuan lëndime shumë të ngjashme gjatë meçeve të UFC-së.

Silva e kishte thyer këmbën në meçin për titullin e peshave të mesme të UFC-së kundër Chris Weidman. Braziliani e theu këmbën përderisa tentoi ta rrëzonte kundërshtarit, dhe mbeti jashtë kafazit tetëkëndësh për 13 muaj. /Gazeta Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews