Ballina Aktualitet Rajoni “Të panjohurit njohin të panjohurin. Bota po dridhet nga frika”

“Të panjohurit njohin të panjohurin. Bota po dridhet nga frika”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është përfshirë në një debat me ambasadorin e Rusisë në OKB, Dimitry Polyanskiyn, përmes rrjetit social twitter. I gjithë debati ka filluar pas urimit të Pacollit për vetë shpalljen e presidentit të ri të Venezuelës, Juan Guaido. Ai fillimisht në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës ka uruar për zgjedhjen e tij.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës ju urojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë, ndërsa ne do të qëndrojmë përkrah jush” , ka shkruar Pacolli.

Ministrit të Jashtëm të Kosovës i ka replikuar, ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiyn. Ai ka thënë me ironi se ‘bota po dridhet nga frika për shkak se të panjohurit njohin të panjohurin’, ka shkruar ambasadori rus.

Pacolli i ka replikuar përsëri në mënyrë diplomatike duke insistuar se Kosova së bashku me Rusinë dhe me shtetet e tjera të BE-së do jenë kolegë.

“Të nderuar, unë e mirëpresë faktin që së shpejti së bashku me ju dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së do të keni afër ulësen e diplomatëve të Kosovës si kolegë të tuajin”, ka shkruar Pacolli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews