Ballina Aktualitet Lajme Të martën varroset kurbetçiu që humbi jetën pas aksidentit në Serbi

Të martën varroset kurbetçiu që humbi jetën pas aksidentit në Serbi

Kosovari i cili ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në Krushevac të Serbisë, do të varroset të martën.

Djali i xhaxhait të së ndjerit, Demokrat Krasniqi, e konfirmoi lajmin për Klan Kosovën, ku gjithashtu tregoi se nesër trupi i pajetë do të vijë në Kosovë.

“Në veturë ka qenë A.K. me gruan e tij dhe tre fëmijët, ata ishin duke shkuar për në Austri dhe u goditën nga një autobus në Krushevac të Serbisë”.

“Personat e tjerë janë të lënduar dhe për momentin janë në Vjenë ku janë duke marrë ndihmë mjekësore”.

“Njëra nga vajzat ka pasur lëndim në kokë por është bërë operacion”, deklaroi Krasniqi për Klan Kosovën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews