Ballina Aktualitet Shqipëri Studiuesi Vladimir Kola zbulon plagjiaturën e Vangjel Tavos (FOTO+VIDEO)

Studiuesi Vladimir Kola zbulon plagjiaturën e Vangjel Tavos (FOTO+VIDEO)

Studiuesi Vladimir Kola të martën ka vijuar me të tjera denoncime rreth plagjiaturave në doktoratura.

Denoncimi i fundit lidhet me ish-ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili në punimin e tij ka kopje të një materiali që nuk është referuar në punimin e tij.

Kola tha në studion e emisionit “Opinion” se ish-ministri Tavo e ka mbrojtur në vitin 2013 doktoraturën dhe në punimin e tij ka kopje të marra nga puna e një tjetër studiuesi.

Denoncuesi i plagjiaturës së ish-ministrit Tavo, Vladimir Kola ka mbrojtur doktoraturën në të drejtën publike në Universitetin e La Sapienza të Romës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews