Ballina Suplement Arsimi Studentët nuk ndalen/ Publikojnë platformën me kërkesa të reja, ja lista e...

Studentët nuk ndalen/ Publikojnë platformën me kërkesa të reja, ja lista e plotë

Studentët që prej më shumë se një muaji kanë dalë në protestë dhe po bojkotojnë mësimin, sot kanë publikuar dhe platformën e tyre me kërkesat drejtuar qeverisë.

Ata kanë bërë të ditura dhe një herë kërkesat e tyre, por kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera

Po ashtu bëjnë me dije se “Çdo grup pune nga studentët që do të ngrihet do të jetë me votë legjitime nga pjesëmarrja e minimalisht 70% e studentëve për Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnjë student qe mund të jetë jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Cdo pjestar i çdo grupi pune, është i detyruar të largohet nga strukturat politike dhe jopolitike në rast se zgjidhet në një grup pune studentor”.

KËRKESAT EKZISTUESE

Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).

Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i teksteve mësimore.

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.

Ndërtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

KËRKESAT E REJA

Të zbatohen ligjet për individët: “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj. Të cilët duhet të kenë lehtësira për pagesën e tarifës vjetore.

Te pyeten dhe të konsultohet me student të cilet kanë këtë status për çdo moszbatim të ligjit dhe ndryshime të tij.

Të merren në konsiderate çdo sygjerim i studentëve me statusin, “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj.

LAJMET MË TË REJA
Loading...