Ballina Aktualitet Rajoni Spartak Ngjela: Emërimi i Cakajt, Rama luajti për Beogradin (VIDEO)

Spartak Ngjela: Emërimi i Cakajt, Rama luajti për Beogradin (VIDEO)

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, avokati Spartak Ngjela komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm si dhe debatin e shkaktuar. Ngjela tha se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.

“I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve. Për çfarë i duhen Ramës territoret e Kosovës? Interesi kombëtar nuk është mendimi i kryeministrit. Nëse ky donte të vinte një njeri nga Kosova tek ministria të vendoste një intelektual dhe akademik. Ky merr atë që ka mendimin për ndërrimin e territoreve. Territorin nuk e lëviz askush sepse është doktrina ‘Klinton’. Problemi është se Trump i dërgoi letër presidentit Vucic dhe i tha se do ta pësosh keq. Nuk ishte letër me falënderime, por Trump thoshte zgjidhe këtë problem se do e pësosh keq. Gent Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Amerikanët merren vetëm me mazhorancën. Ne shohim se Amerika nuk e do ndërrimin e territoreve”- tha Ngjela.

@tn.lajmelokale
@tetovanews