Ballina Top Lajm Sot, lamtumira e fundit për zv.ministrin Daci (Drejtpërdrejt)

Sot, lamtumira e fundit për zv.ministrin Daci (Drejtpërdrejt)

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës po bëhen homazhe, ndërsa në Ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore.  Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Ndërkohë Prokuroi i rastit, Burim Qerkini mbrëmë ka treguar se si ka ndodhur tragjedia, në të cilën ka humbur jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.

Ai ka njoftuar se janë kryer gjitha ekzaminimet e trupi i të ndjerit. Por, për shkak të gjendjes dhe terrenit të vështirë, nuk kanë mundur të shkojnë tek vendi i ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews