Ballina Argëtim Kuriozitete Sot dita më e mjerueshme dhe e trishtueshme e vitit, ja pse

Sot dita më e mjerueshme dhe e trishtueshme e vitit, ja pse

Dita e sotme është zyrtarisht dita më depresive e gjithë vitit. E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit “e hëna blu” është kjo e 21 janarit.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Por, për të evituar përjetimin e “të hënës blu” ka edhe disa këshilla: Vendosni në tryezë shumë perime, qëndroni aktivë, bëni shëtitje në natyrë, mos refuzoni marrëdhëniet s… dhe merrni sa më shumë vitaminë D.

@tn.lajmelokale
@tetovanews