Ballina Bota Soros: Presidenti kinez përbën rrezik për shoqëritë e hapura

Soros: Presidenti kinez përbën rrezik për shoqëritë e hapura

Miliarderi filantrop, George Soros ka shfrytëzuar fjalimin e tij vjetor në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës për të sulmuar Kinën dhe presidentin e këtij shteti, Xi Jinping.

Soros ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale dhe makinat e leximit mund të përdoren për të përhapur kontrollin totalitar në këtë shtet.

Ai ka thënë se ky skenar përbën “rrezik të pashembullt”.

Sipas tij populli kinez është “burimi kryesor i shpresës”.

“Kina nuk është vetëm regjimi i vetëm autoritar në botë, mirëpo është edhe regjimi më i pasur, i fuqishëm dhe më i avancuari në aspektin e teknologjisë”, ka thënë ai, duke përmendur në këtë aspekt edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kjo e bën presidentin kinez, Xi Jinping, kundërshtarin më të rrezikshën në shoqëritë e hapura”, ka thënë ai.

Përveç Kinës, Soros ka kritikuar edhe qëndrimin e ashpër të presidentit amerikan, Donald Trump rreth Kinës.

“Në vend të nisjes së luftës tregtare me pothuajse gjithë botën, SHBA-ja duhet të fokusohet në Kinën”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje Uashingtonit që të godasë kompanitë kineze të teknologjisë siç janë Huawei dhe ZTE, pasi sipas tij ato përbëjnë “rrezik të pashembullt për sigurinë e gjithë botës”.