Ballina Bota Skandali me mishin e sëmurë në treg: Nga Polonia u përhap në...

Skandali me mishin e sëmurë në treg: Nga Polonia u përhap në 9 vende të Bashkimit Europian

Mishi i disa lopëve të sëmura, të therura në Poloni, është në qendrën e një skandali që ka përfshirë vendin anëtar te BE-se.

Euronews ka mësuar se ky mish është shitur në 9 shtete të tjera të bllokut, përfshirë Francën, Hungarinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë.

Filmimet e fshehta të televizionit TVN treguan kafshët e sëmura në thertoren e ndodhur 112 km në lindje të Varshavës. Episodi solli reagimin e menjëhershëm të komisionerit europian të sigurisë ushqimore, Vytenis Andriukaitis.

“Prioriteti tani është të gjurmojmë dhe të tërheqim nga tregu të gjitha produktet që e kanë pasur origjinën nga kjo thertore”, deklaroi ai, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të kalojnë menjëherë në veprim. Në të njëjtën kohë, komisioneri i nxiti autoritetet polake të finalizojnë me urgjencë hetimet, e të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar respektimin e legjislacionit të BE-së, përfshire këtu edhe hapat e shpejtë dhe efikase kundër shkelësve, sjellja e të cilëve mund të përbejë rrezik për shëndetin publik.

Pamjet filmike tregonin sesi një lopë që nuk rrinte dot në këmbë tërhiqej zvarrë dhe shitej praktikisht pa inspektim veterinar.

Zyrtaret vendas u përpoqën ta minimizonin situatën duke tentuar të tregojnë se skandali nuk përfshin veçse një kompani, por Patryk Szczepaniak, reporteri që e zbuloi ngjarjen, këmbëngul se bëhet fjale për një problem kombëtar.

Polonia prodhon rreth 560.000 tonë mish në vit, 85% e te cilit eksportohet ne vende qe përfshijnë Britaninë, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.(tch)

@tn.lajmelokale
@tetovanews