Ballina Aktualitet Lajme Skandal: 12 mijë qytetarëve nuk u janë transferuar kontributet në Shtyllën e...

Skandal: 12 mijë qytetarëve nuk u janë transferuar kontributet në Shtyllën e dytë pensionale (VIDEO)

12 mije punëtorëve në sektorin privat dhe publik në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2018 nuk iu janë transferuar kontributet shoqërore në shtyllën e dytë të Fondit Pensional. Edhe pse punëdhënësit i kanë bërë pagesat në Fondin e Sigurimit Pensional- Invalidor, të njëjtat nuk janë alokuar te Shoqëritë e Sigurimeve private pensionale. Skandalin e madh e publikoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila njoftoi se pjesa më e madhe e keqpërdorimeve është bërë ndaj të punësuarve të rinj deri në moshën 40 vjeçe.

Secili prej këtyre qytetarëve me një pagë mesatare i punësuar nga viti 2007 deri në vitin 2018 ka humbur rreth 400 mijë denarë gjithsej. Me vërtetimin e gjendjes me pakon e re dhe ndryshimet ligjore është krijuar mundësia që këtyre qytetarëve tu kthehen fondet financiare ose të dëmshpërblehen -tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Carovska tha se rasti do të paraqitet në Prokurorinë Publike për të hetuar se ku kanë përfunduar këto para. Sipas burimeve jozyrtare, Alsat mëson se për këtë rast do të hetohen zyrtarët e Agjencisë së Punësimit, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimeve Kapitale të Sigurimeve Pensionale dhe Fondi i Sigurimit Pensional- Invalidor.

Si pasojë e politikave të gabuara të pushtetit të kaluar, rritja ‘ad-hoc’ e pensioneve, ulja e të ardhurave dhe pakujdesia ndaj sistemit pensional ka shkaktuar një hendek prej 15 milion denarëve në sistemin pensional dhe për këtë arsye ai nuk është i qëndrueshëm – u shpreh Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Qeveria ka ndarë fond prej 19 milion eurove, për të bërë dëmshpërblimin e 12 mijë pensionistëve të ardhshëm, të cilët nuk janë në dijeni për dëmin që u është shkaktuar. Carovska tha se refundimi në llogaritë individuale të të dëmtuarve do të fillojë tani dhe planifikohet të përfundojë për 6 muaj. Me ndryshimet ligjore, parashikohet përfshirja në regjistrin e sigurimit pensional të shtyllës së dytë të bëhet me automatizëm për të punësuarit nga viti 2006, që nënkupton se 60% e kontributit të tyre pensional tubohet në fondet e shoqërive të sigurimeve private pensionale, kurse 40% në Fondin Shtetëror të Sigurimit Pensional- Invalidor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews