Ballina Bota Si do të prekë ngadalësimi i Kinës ekonominë tonë

Si do të prekë ngadalësimi i Kinës ekonominë tonë

Ekonomia shqiptare preket lehtësisht nga zhvillimet ndërkombëtare për të cilat nuk ka fuqi për të ndryshuar gjë.

Një ndër efektet e krizës globale 2008-2009 ishte tërheqja e investitorëve të huaj në vend dhe largimi i shumë bankave ndërkombëtare si ato greke dhe franceze.

Sot dhjetë vite më vonë ekonomia globale përballet me sfida të reja të cilat janë ndoshta në fillimet e saj.

Sipas Financial Times sot ekonomia e Kinës ka rritjen më të ulët që nga viti 1990-të. Rritja të tremujorine fundit llogaritet të ketë qënë 6.4% duke u ngadalsuar për të tretin tremujor rresht.

Kjo vjen pavarsisht faktit se shteti i Kinës ka nisur një sërë masash për të frenuar këtë trend.

Ajo ka ndjekur politika të nxitjes fiskale dhe monetare të cilat kanë patur pak efekt.

Nuk duhet harruar se mes Kinës dhe SHBA ka nisur një luftë tregtare e cila ka ndikuar direkte në ndjesinë e konsumatorëve dhe investitorëve të huaj dhe vendas.

Eksporte drejt Kines 2002-2018
Nga ana ekonomike një ngadalsim i ekonomisë kineze prek direkte disa prej eksporteve kryesore minerare shqiptare.

Kina importon kryesisht nga shqipëria minerale të papërpunua të nevojshme për industrinë e saj. Rritja e ekonomisë së Kinës rriti kërkesën e Kinës për minerale dhe eksportet drejt Kinës u rritën nga 2 milion euro në 2005 në 46.4 milion euro në 2018.

Në rast se ekonomia kineze ngadalësohet sic ka qënë dhe trendi në dy vitet e fundit atëherë dhe eksportet drejt kinës do të ngadalësohen duke sjellë shqetësim për ekonominë tonë.

Vlera e eksporteve drej kinës gjatë vitit 2018 ishin 46.6 milion euro 95% e së cilës ishin minerale xehorë. Kjo vlerë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me 65 milionë euro që ishte në vitin e shkuar.(Pro Biznes)

@tn.lajmelokale
@tetovanews