Ballina Aktualitet Lajme Shpëton Gordana Jankullovska

Shpëton Gordana Jankullovska

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, që i janë shqiptuar 6 vjet heqje lirie në rastin “Tank”, vazhdon të qëndroj në liri.

Arsyeja kryesore se pse ish-ministrja ende nuk ka filluar ta vuaj dënimin e shqiptuar është vendimi jo i plotfuqishëm i GJP të Shkupit, i cili është ankimuar para Gj. së Apelit (instancë kjo e cila duhet të vendos përfundimisht për fatin e Jankullovskës).

Megjithatë, seanca publike e cila parashihej të zhvillohet të hënën para Apelit, u prolongua për në fund të muajit shkurt, për shkak të mungesës së arsyeshme të avokatëve të Gordana Jankullovskës, shkruan gazeta KOHA.

Krahas Jankullovskës, në rastin “Tank” për keqpërdorim të detyrës zyrtare me katër vite e gjysmë heqje lirie është i dënuar edhe ndihmësi i saj, Gjoko Popovski (i cili është privuar nga liria),, respektivisht me dy vite heqje lirie është i dënuar ish- kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari. Dilema e cila shtrohet në opinion është sa vallë edhe Jankullovska, ashtu si shefi i saj Gruevski, do të arrijë t`i shpëtoj privimit nga liria.

Ndonëse ish-shefja e policisë disa herë e ka theksuar faktin se nuk synon të arratiset, ashtu siç bëri Gruevski, arsyeja kryesore që pritet të parashtrohet në Gjykatë për mosvuajtjen e dënimit është foshnja e saj e vogël. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, kur flet për mundësinë që një të dënuari t`i prolongohet privimi nga liria e thekson çështjen e fëmijës, prindi i të cilit mund të mos vuaj dënimin nëse foshnja nuk ka mbushur ende një vit.

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, pas shpalljes së aktakuzës nga GJPSH, tha se foshnja e Jankullovkës nuk ka faj për procedurën që zhvillohet ndaj ish-ministres dhe për këtë arsye, nuk kërkoi shqiptimin e masës së… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews