Ballina Aktualitet Lajme SHKUPI SËRISH NË KRYE TË LISTËS PËR AJËR TË NDOTUR (VIDEO)

SHKUPI SËRISH NË KRYE TË LISTËS PËR AJËR TË NDOTUR (VIDEO)

Shkupi, sipas rangimit botëror mëngjesin e sotëm është gjetur në majën e listës sa i përket ajrit të ndotur. Me 266 PM 10 mikrogram në metër kub, Shkupi, le pas, qytetet si Lahor-Pakistan, Delhi-Indi dhe Daka Banglladesh. Sipas matjeve të Ministrisë së ambientit jetësor gjatë mbrëmjes grimcat PM 10, kanë arritur shifrat mbi 300 mikrogram në metra kub.

Në Qendër koncentirimi i grimcave gjatë natës ka arritur shifrat 376 mikrogramë, ndërsa matja e fundit tregon një zbritje në 182 mikrogram në metërkub.

Në Karposh shifrat kanë lëvizur nga 60 deri në 321 mikrogram. Tek Rektorati ajri më i ndotur ka qenë nga ora 20.00 deri në orën 02.00, ku shifra më e lartë e regjistruar ka qenë 388 mikrogramë.

Ajri i ndotur është regjistruar edhe në qytetet tjera. Në Tetovë grimcat PM 10 kanë arritur shifrat prej 134, në Gostivar 128, Manastir 118 si dhe Strumicë 192.

Sipas normativave ligjore, masat kundër ndotjes aktivizohen në momentin kur dy ditë me radhë ka koncentrik të grimcave mbi 200 mikrogram. Në rast kur ndotja është mbi të lejuarën, por nën 200 mikrogramë, në fuqi janë vetëm rekomandimet për shfrytëzim të transportit publik, vozitje të më tepër personave në një makinë ose të mos shfrytëzohet makina pa nevojë, të mos shfrytëzohet për ngrohje mbeturina nga nafta, copëza gome, mbeturina të lyera të drurit, lëvizje të kufizuar dhe aktiviteteve në hapësirë të hapur për popullatën më të prekur.

Gjatë ditës së djeshme, para objektit të Qeverisë, aktivistë qytetarë përsëri kanë protestuar duke kërkuar nga autoritetet që të ndërmarrin masa kundër nivelit alarmues të ndotjes së ajrit. Enis Murtezi /SHENJA/

https://youtu.be/BHiZKMaQP8U

@tn.lajmelokale
@tetovanews