Ballina Bota Shembet pallati në Rusi, gjendet gjallë foshnja 10-muajshe (Video)

Shembet pallati në Rusi, gjendet gjallë foshnja 10-muajshe (Video)

Tragjedi, por edhe mrekulli në të njëjtën kohë. Një foshnje 10-muajshe është gjendur e gjallë nëpër mbetjet e një ndërtese të shkatërruar në Magnitogorsku të Rusisë, nga shpërthimi i një bombole gazi.BBC raporton se foshnja gjendet në gjendje kritike dhe se është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Krahas foshnjës vajzë, janë shpëtuar edhe 16 persona të tjerë, midis të cilëve ishin edhe shtatë fëmijë. Deri më tani, ekipet e emergjencave kanë gjetur tetë trupa të vdekur nën rrënoja. Sipas tyre, ekziston mundësia që numri i të vdekurve të rritet.

Në listën e të zhdukurve nga kjo shembje janë 36 persona. Ekipet e emergjencave kanë deklaruar se momentalisht e kanë ndërprerë aksionin e kërkimit për shkak të rrezikut për shembje të pjesëve të tjera të ndërtesës.

Autoritetet ruse po luftojnë me kohën për ta përfunduar operacionin e kërkimit, pasi po përballen me një tjetër rrezik; atë të uljes së ndjeshme të temperaturave.

Ndërtesa e shembur përmbante banesa për 120 njerëz, ndërkohë që nga shpërthimi raportohet se janë shkatërruar 48 të tilla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews