Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Shehu: KSHZ ka filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale

Shehu: KSHZ ka filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale

Kreu i kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar 21 prillin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë Ditmire Shehu thotë se kanë nisur përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e tyre. Madje KShZ, ka miratuar edhe buxhetin për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

“Duke marrë parasysh se zgjedhjet presidenciale janë zgjedhje të rregullta dhe prej ministrisë së financave është planifikuar buxheti të cilin plan financiar e kaluam në seancën e radhës. Gjithashtu kaluam edhe planin për furnizime publike sa u përket zgjedhjeve presidenciale që do të thotë se hapat e parë i kemi nisur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë” – tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Sa i përket regjistrit zgjedhorë Shehu thotë se i njëjti azhurohet në mënyrë të rregullt katër herë në vit.

“Lista zgjedhore është një materie e cila në vazhdimësi azhurohet. Ajo azhurohet katër herë në vit. Çdo katër muaj e kemi bërë azhurimin e të njëjtës dhe pasi të shpallen zgjedhjet e njëjta pasi të na dorëzohet nga MPB do të jetë në inspektim publik ku qytetarët do të kenë të drejtë se gjenden në listën zgjedhore dhe nëse nuk janë të bëjnë kërkesë që të jenë në listën zgjedhore” – tha Shehu.

Paralajmërimi për mundësinë e verifikimit biometrik të votuesve nuk do të jetë i mundur në këto zgjedhje pasi që për diçka të tillë do të nevojitet kohë dhe ndryshim të Kodit Zgjedhorë thotë Shehu.

@tn.lajmelokale
@tetovanews