Ballina Shëndeti Këshilla Sekreti që duhet të dini, që rroba tuaja të shkëlqejnë

Sekreti që duhet të dini, që rroba tuaja të shkëlqejnë

Detergjenti është një ndër zgjedhjet më të vështira që mund të bëjë çdo amvisë kjo për shkak se ai ndikon në pastërtinë e rrobave.

Pastërtia dhe ruajtja e ngjyrave të rrobave është dëshira e gjithsecilit ndaj për këtë mjafton që të përdorini një përbërës që do ju ndihmojë për këtë.

Është interesante se e gjitha çfarë duhet të bëni është të hidhni pak uthull të bardhë në makinën e larjes aty ku e hidhni detergjentin dhe rrobat tuaja do të shkëlqejnë si asnjëherë më parë.

Para se ta lëshoni, hidhni edhe ½ filxhan uthull në rroba, kjo është një mëntrë e cila do të ndihmojë në efektin e detergjentit të zakonshëm dhe do të parandaloni zhdukjen e ngjyrave.

Në vend të ndonjë zbardhuesi tjetër, në vendin ku e hidhni detergjentin vendosni edhe pak uthull. Uthulla ka efektin e njëjtë, por është më e butë dhe më e përshtatshme për mjedisin.

Uthulla është një produkt që ka një rëndësi të veçantë në largimin e djersës dhe njollave të deodorantit në rrobat e bardha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews