Ballina Sport Salah e alarmon Liverpoolin: E shkruan një mesazh të mistershëm në Twitter...

Salah e alarmon Liverpoolin: E shkruan një mesazh të mistershëm në Twitter dhe më pas e fshinë llogarinë

Sulmuesi egjiptian e ka postuar një mesazh të mistershëm, të fundit në rrjetin social, para se ta fshijë llogarinë të martën, duke nxitur reagime rreth të ardhmes së tij në Liverpool.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i ka habitur ndjekësit e vet në rrjetet sociale pasi e postoi një mesazh të mistershëm në Twitter dhe më pas e fshiu llogarinë. “Zotimi i 2019-es: Koha të komunikojmë në realitet”, shkroi egjiptiani të martën në mbrëmje, atë që ishte postimi i fundit, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur thashetheme se ky postim mund të ndërlidhet me zhvillimet e reja rreth të ardhmes së tij, në veçanti në lidhje me zhvillimet rreth Real Madridit.

Po ashtu, është sugjeruar se ky veprim vjen si rezultat i kritikave të mëdha që 26-vjeçari i ka pranuar në këtë platformë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews