Ballina Aktualitet Ekonomi Sa flori prodhohet në Maqedoni? (VIDEO)

Sa flori prodhohet në Maqedoni? (VIDEO)

Maqedonia ka potencial të madh për prodhimin e arit. Ajo mund të sjellë të ardhura të mëdha për ekonominë e vendit, thonë ekspertët. Sipas Nikolajço Nikolov, drejtor i minierës “Buçim” në Radovish, i cili aktualisht është i vetmi prodhues i koncentratit të arit në vend, në vitin 2017 ata kanë prodhuar 970 kilogramë.

Ne prodhojmë koncentrat bakri që përmban ar, 10 deri 30 gramë në atë koncentrat. Edhe Ilovica ka gjithashtu ar. Nëse do të bashkoheshin sasitë nga Ilovica ku ka mundësi të prodhohen rreth 20,000 tonë bakër dhe 10,000 nga ana jonë, krijon mundësinë për të ndërtuar një mini shkritore moderne dhe të nxirret bakër katodë. Nëse do të përpunohej në kapacitetet e Negotinës ku fabrika e kabllove është mbyllur, të përpunohej në artarinë ekzistuese dhe të mbyllur, atëherë Maqedonia do të ketë kapacitet ar të prodhojë deri në dy tonë ar ose 2.000 kilogramë në vit”- tha Nikolaiço Nikolov, drejtor i minierës Buçim.

Sipas Nikolov, Maqedonia ka nevojë për ndërtimin e një shkritore ku do të shkrihej ari i Maqedonisë. Më herët kjo është bërë në Bor në Serbi dhe tani në Bullgari. Me shkrirjen, ari që del nga kjo zonë mund të eksportohet si një produkt vendor. Nga ana tjetër , sektori i minierave në vend nuk është i shqetësuar për ndryshimin e emrit të vendit. Ata mendojnë se nuk do të ketë nevojë të ribrendohen.

Ne nuk eksportojmë bakër maqedonas apo të Maqedonisë së Veriut. Ne eksportojmë koncentrat bakri me karakteristika. Tek ne nuk do të ndryshojë asgjë. Ai nuk është brend. Ndoshta vera mund të jetë brend, por bakri ka edhe mbiemër. Emri dhe mbiemri janë në analizën e tij kimike. Një koncentrat të tillë bakri do të blejnë edhe miqtë por edhe armiqtë, ata që kanë nevojë. Tek ne kjo nuk do të ndikojë”- pohoi Nikolaiço Nikolov, drejtor i Buçim.

Unë nuk mendoj se ka nevojë. Dihet se ku ndodhen minierat. Ai është një produkt i bursës për të cilin nuk ka problem për plasman. Metalet janë produkte të bursave. Nevoja për ta është e shprehur dhe çmimi do të rritet. Mbetet për Maqedoninë që në mënyrë strategjike të përcaktojë se si do ta vlerësojë pasurinë e mineraleve, në ç’ mënyrë do të lëshojë koncesionet “- theksoi Blagoj Golomov, profesor universitar.

Minierat në Maqedoni përbëjnë rreth 260 milionë euro në eksportin e përgjithshëm të ekonomisë vendase dhe në ta punësohen më shumë se 15,000 punëtorë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews