Ballina Argëtim Rita Ora shkëlqen edhe në fushën e modës, imazh i firmës së...

Rita Ora shkëlqen edhe në fushën e modës, imazh i firmës së famshme gjermane (FOTO)

Rita Ora jo vetëm një këngëtare shumë e suksesshme por tashmë edhe një personazh me influence edhe në industrinë e modës.

Kohët e fundit shqiptarja nga Kosova ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të stilit në botë dhe me markat më prestigjioze.

Pak ditë më parë këngëtarja ndau me të gjithë fansat e saj lajmin se po bashkëpunonte me dizenjuesin italian të këpucëve, Giuseppe Zanotti, për të nxjerrë një koleksion çizmesh të modeleve të ndryshme.

Por tani Rita Ora ka zbuluar se është bërë imazhi i një firme të njohur veshjesh gjermane, ‘Escada’.

Ajo tha se ndihet e nderuar që i është dhënë kjo mundësi.

Rita pohoi se ‘Escada’ është për femrat e forta, gjë që përshtatet shumë me kauzën e Ritës për forcimin e rolit të vajzave dhe grave në shoqëri.

VIDEO bonus:
Loading...