Ballina Lajme Kosovë Ramush Haradinaj bën ‘deklaratën’ e dashurisë për Thaçin: E dua shumë

Ramush Haradinaj bën ‘deklaratën’ e dashurisë për Thaçin: E dua shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili për “Washington Post” foli për mundësinë e heqjes së tarifës për mallrat serbe.

Me nota humori, shefi i qeverisë kosovare theksoi se nuk i ka parë dhe lexuar deklaratat e Thaçit. Mes tjerash ai pohoi se ka një admirim për Thaçin dhe qeveria e tij di të merrte me detyrat dhe obligimet që ka ndaj qytetarëve.

“Për presidentin me keni zënë ngusht, se si kam parë këto intervista. Nuk kam koment. Ne e duam shumë presidentin. Ne jemi Qeveria, i kryejmë punët tona”, ka thënë Haradinaj.

VIDEO bonus:
Loading...