Ballina Kronika Radushë-Pa targa dhe nuk i ndalon policisë në postbllok, babë e bir...

Radushë-Pa targa dhe nuk i ndalon policisë në postbllok, babë e bir sulmojnë pjesëtarin e uniformave blu

Dje rreth orës 11.00, në hyrje të fshatit Radushë të Shkupit, uniformat blu i sinjalizuan që të ndalojë automjetit pa targa të tipit “Fiat”, të drejtuar nga 22-vjeçari B.F. nga fshati Radushë.

Shoferi nuk iu bind urdhërit të patrullës policore për të ndaluar dhe makina vazhdoi lëvizjen drejt fshatit. Pas masave të policisë, B.F. u vu re para shtëpisë së tij në Radushë, ku së bashku me babain e tij 56-vjeçar me inicialet N.F. sulmuan pjesëtarin e uniformave blu.

B.F dhe N.F. u privuan nga liria dhe për hetime të mëtejshme janë mbajtur në stacionin e policisë në Gjorçe Petrov. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi adekuate./TetovaNews

Loading...