Ballina Aktualitet Lajme Protestë e kontabilistëve përpara Qeverisë (VIDEO)

Protestë e kontabilistëve përpara Qeverisë (VIDEO)

Kontabilistët protestuan para Qeverisë. Ata konsiderojnë se punojnë me ligj jo funksional, shteti prej tyre kërkon vetëm detyrime dhe ankohen se nuk kanë aspak të drejta. Një problem shtesë në punë iu krijon, siç thonë ata, kapaciteti i dobët teknik i DAP-it.

Mund të dorëzojë llogari vjetore, paraqitje tatimore, ekskluzivisht vetëm anëtar i Lidhjes së Institutit të Kontabilistëve të Republikës së Maqedonis dhe i regjistruar sipas ligjit. Tani, e injorojmë ISOS, i injorojmë kontabilistët, ne jemi barazuar me zejtarë të rëndomtë”- tha Radomir Ristevski, kontabilist.

Protesta zhvillohej qetë, ndërsa kontabilistët me parulla dhe megafonë tentonin të jenë të vërejtur dhe të dëgjuar. Për një kohë të shkurtër i priti kryeministri Zoran Zaev. Të tjerët jashtë e pritnin epilogun dhe i treguan hallet e tyre.

“Paguam trajnime- humbëm kohë me orët, paguajmë anëtarësi, sigurim dhe në fund llogari përfundimtare dorëzuan të gjithë. Edhe ata që punojnë nëpër bodrume dhe pensionistë, edhe të autorizuar edhe të paautorizuar”.

“Nga data 22 deri më 25 sistemi i DAP nuk funksionon, vetëm dështon, kjo është shou”.

Takimi me Zaevin zgjati një orë. Prej tij kontabilistët morën premtim se pjesa më e madhe e kërkesave do ju pranohen. Drejtoresha e DAP-it tha se është e njoftuar me reagimet e opinionit për dorëzimin e deklaratave për TVSH, por arsyetohet se shkak për këtë është mbingarkimi i sistemit.

Çdo herë, për çdo paraqitje, e presim ditën e fundit, u dolëm në ndihmë tatimpaguesve, respektivisht kontabilistëve dhe ua zgjatëm afatin”- tha Sanja Lukarevska – drejtoreshë e DAP-it.

Nga Oda e Kontabilistëve nuk e mbështesin protestën e kolegëve të tyre dhe vlerësojnë se problemet nuk zgjidhen në rrugë, por në institucione.

Në parim, ne jemi kundër miratimit të ligjit. Pa pjesëmarrje të palëve të përfshira dhe pa ndërhyrje shtetërorë për emërimin e strukturave udhëheqëse në Institutin e kontabilistëve të autorizuar”-pohoi Dragan Mitkovski, kryetar i Odës së kontabilistëve pranë LOE.

Përveç konkurrencës jolojale dhe problemet me softuerin e DAP-it, problemi kryesor i kontabilistëve është interesi i dobët i të rinjve që ta bëjnë këtë veprimtari. Pagat e ulëta dhe statusi i pazgjidhur janë shkaqet kryesore që kjo fushë të konsiderohet si jotërheqës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews