Ballina Bota Prindërit i marrin celularin, 13-vjeçari largohet nga banesa. Më pas vjen më...

Prindërit i marrin celularin, 13-vjeçari largohet nga banesa. Më pas vjen më e keqja

Del nga shtëpia pas grindjes me prindërit, por nuk kthehet, më. Corey Brown, njw13-vjeçar, vdes si pasojë e stuhisë së borës. Trupi i adoleshentit u gjet nga policia i pajetë, jo shumë larg banesës. Me sa duket ai kishte kërkuar strehim nga stuhia, por humbi jetën nga i ftohti.

Sipas asaj që raporton shtypi lokal, nuk ka shenja dhunë, kështu që mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale, por hetimet ende nuk janë mbyllur.

Ajo që nxiti zemërimin e 13-vjeçarit ishte dënimi që i dhanë prindërit. Ata i morën celularin dhe djali u largua nga banesa, ku humbi kontaktet prej disa ditësh. Kamera e sigurisë e kanë filmuar atë duke u larguar. Pas denoncimit për zhdukjen e të birit, prindërit bënë apel për ndihmë, por për fat të keq Corey nuk ia doli. Vdekja e tij ka tronditur familjen dhe të gjithë shkollën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews