Ballina Aktualitet Kosovë Për të mos rrëshqitur i moshuari detyrohet të qëndrojë në bagazhin e...

Për të mos rrëshqitur i moshuari detyrohet të qëndrojë në bagazhin e makinës

Në gjithë vendin janë krijuar vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha të borës që e ka kapluar rajonin.

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në të gjitha rrugët e Kosovës.

Ndonëse organet kompetente thonë se rrugët po mirëmbahen, tjetër gjë thonë faktet nga terreni.

Në këtë fotografi shihet se me sa shumë vështirësi qarkullon një “Mercedes”, në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik të Kosovës.

Njëri nga pasagjerët për të shmangur një rrëshqitje të mundshme është detyruar të qëndrojë në bagazhin e makinës për ta bërë balancimin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews