Ballina Aktualitet Sociale Pedagogia e Kimisë që ushqen qentë e rrugëve prej 20 vitesh

Pedagogia e Kimisë që ushqen qentë e rrugëve prej 20 vitesh

Profesoresha e njohur për dashurinë e saj për kafshët në qytetin Sivas të Turqisë, prej 20 vitesh ushqen qentë në rrugë me ushqimin që mbledh çdo ditë nga restorantet dhe kompanitë.

Anadolu Agency raporton se Nurten Tezer, ligjëruese e Kimisë pranë Universitetit Cumhuriyet dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese e qytetit në Federatën e të drejtave të kafshëve, çdo ditë interesohet për kafshët në rrugë.

Tezer që prej 20 vitesh vendos ushqim në 16 pika të ndryshme të cilat i ka përcaktuar më parë. E palodhur dhe pavarsisht motit nëse është me shi apo i ftohtë e ngrohtë, Prof. Dr. Nurten Tezer ndan një kohë të rëndësishme të ditës së saj duke mbledhur ushqim për kafshët nga restorante dhe kompani duke iu drejtuar me pyetjen “a keni ushqim për kafshët?”.


@tn.lajmelokale
@tetovanews