Ballina Bota Pasagjeri i dehur merr peng avionin, tenton ta ulë në Afganistan (Video)

Pasagjeri i dehur merr peng avionin, tenton ta ulë në Afganistan (Video)

Një avion pasagjerësh i kompanisë ruse “Aeroflot” nga qyteti Siberian i Surgut drejt Moskës u detyrua të bëjë ulje rreth 240km larg destinacionit të tij pasi një udhëtar kërkonte që avioni të devijonte drejt Afganistanit.


Fluturimi SU1515 ka zbarkuar në qytetin Khanty-Mansiysk, ndërsa pasagjeri i dehur që e mori peng avionin është arrestuar, konfirmon Komiteti Hetimor i Rusisë.

Mediat ruse shkruajnë se ai u përpoq të hynte në kabinë, duke pretenduar se ishte i armatosur, por asnjë armë nuk ju gjet.

Videoja e filmuar në bordin e aeroplanit tregon se të dyshuarin nën pranga dhe udhëtarët e tjerë që duartrokasin. Burime të RT thonë se aeroplani u ul pasi ekuipazhi e kishte bindur atë se kishin nevojë të furnizoheshin me karburant.

Të paktën 10 skuadra policore u dërguan në aeroport, sipas një gazetari të RIA Novosti në vendngjarje. Boeing 737 thuhet se ka pasur 69 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pengmarrësi është identifikuar si 41-vjeçar Pavel Shapovalov, një banor i Surgut. Shapovalov më parë ka qenë i dënuar për dëmtim të pronës. Ai është arrestuar disa herë më parë për sjellje negative në gjendje të dehur dhe të çrregullt, njofton agjensia e lajmeve Interfax./GazetaShqip

@tn.lajmelokale
@tetovanews