Ballina Kronika Pasagjeri i bërë xurxull sulmon ekuipazhin e kabinës, piloti bën ulje të...

Pasagjeri i bërë xurxull sulmon ekuipazhin e kabinës, piloti bën ulje të detyruar

Avioni që po udhëtonte nga St Petersburgu, drejt restortit turk në Antalia është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi një pasagjer i dhunshëm, sulmoi ekuipazhin e kabinës. Mësohet se piloti nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër dhe për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, bëri uljen emergjente.

Aleksandër Tishenko, pasagjer në avionin Boeing 737, u bë i dhunshëm dhe kishte konsumuar alkool. Ai është ngritur në këmbë dhe është drejtuar drejt kabinës së avionit dhe më pas ka sulmuar punonjësit. Boeing 737 bëri një ulje të detyruar në Soçi, pasi situata filloi dhe të rëndohej shumë.

Tishenko është arrestuar nga policia e aeroportit lidhur me veprimin që bëri, edhe pse i ka kundërshtuar policët dhe pritet të përballet me akuza të huliganizmit.

Një pasagjere, Labwa Kahlya, e cila po udhëtonte me vajzën e saj, tha: “Ata u përpoqën ta frenonin, por ai nuk ndalohej”.

Udhëtarët janë njoftuar se piloti duhej të bënë ulje të detyruar për shkak të incidentit.“Jemi të detyruar të ndalojmë në Soçi për shkak se pasagjeri ka shkelur rregullat”.

Një dëshmitar tha: “Ai ishte aq i dehur sa kishte vështirësi të dilte nga aeroplani me policinë”.

Avioni më vonë vazhdoi fluturimin e tij në Turqi. /tvklan.al

Loading...