Ballina Aktualitet Lajme Pas skandalit të ish-ministrit të Shqipërisë, sa funksionarë të BDI-së i kanë...

Pas skandalit të ish-ministrit të Shqipërisë, sa funksionarë të BDI-së i kanë blerë diplomat te Ramiz Merko?!

Pas skandalit se ish ministri i Shqipërisë ka marrë diplomë në fakt ka blerë diplomë tek universiteti i Ramiz Merkos, kanë nisur të qarkullojnë zëra në rrejtët sociale se edhe shumë funksionarë të BDI-së e kanë bërë të njetjën gjë.

Ende nuk dihet se cilët janë ata funksionarë, dhe çfarë fakultetesh kanë kryer në formë ekspresë tek ky universitet, por siç ka nisur nga Shqipëria kjo do të përfundojë edhe në Maqedoni, pasi ky universitet është përmendur edhe në të ardhmen për shitje të diplomave në Kosovë dhe Maqedoni.

Nëse vazhdon zbulimi i emrave që kanë blerë diploma, atëherë ata edhe duhet të japin dorëheqje prej posteve dhe t’ju merret edhe diploma dhe të ngelen me shkollë të mesme nëse edhe atë e kanë.

Nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë nëse do të marrin masa dhe do të dërgojnë inspektoratin e Arsimit se si ka dhënë diploma funksionarëve të Shqipërisë ku më pas të shoh edhe dhënien e diplomave në Maqedoni.

Ndryshe në Shqipëri përpos publikimit të diplomave të blera, ka nisur edhe publikimi i diplomave plagjiaturë një nismë e mirë për të parë se kush ka abuzuar me këto diploma dhe tituj shkencorë.

Nuk dihet ende nëse një nismë e tillë do të nisë së pari nga universitet shqiptare më pas do të përfundojë një skaner edhe te politikanët tanë./TS/

Ja edhe Video ku përmendet se si ish ministri ka blerë diplomën tek UNT-ja e Ramiz Merkos.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews