Ballina Bota OKB – Gjermania rikthehet në Këshillin e Sigurimit

OKB – Gjermania rikthehet në Këshillin e Sigurimit

Gjermania u rikthye në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme, pas një mungese gjashtëvjeçare.

Dita e parë e anëtarëve jo të përhershëm përfshinte një diskutim të axhendës së këshillit për muajin janar dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit në Nju Jork.

Ambasadori i Republikës Dominikane, Jose Singer, vendi i të cilit mban presidencën e radhës, u tha gazetarëve se këshilli do të diskutojë këtë muaj për konfliktet në Somali, Kongo, Siri, Mali, Libi, Qipro dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Gjermania do të kalojë dy vjet në këshill, së bashku me anëtarët jo të përhershëm, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Belgjikën dhe Republikën Dominikane.

Gjermania ishte së fundmi anëtare nga viti 2011 deri në vitin 2012.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews