Ballina Aktualitet Rajoni “Nuk i di detyrat e shtetit”, Arta Dade: Gent Cakaj e ka...

“Nuk i di detyrat e shtetit”, Arta Dade: Gent Cakaj e ka hallin te…

Ajo ishte një nga emrat ikonë të diplomacisë shqiptare që u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, pasi u rreshtua hapur kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të përzgjedhur Gent Cakajn si pasuesin e Ditmir Bushati në krye të ministrisë së Jashtme.

Dhe ish-kryediplomatja shqiptare Arta Dade ende nuk e ka ndryshuar mendimin e saj rreth çështjes “Cakaj”, duke thënë se zv/ministri të cilit Rama i delegoi kompetencat si kreu i MEPJ ende nuk di të artikulohet.

Gjithashtu, në emisionin “Tempora”, Dade theksoi se Cakajn e karakterizon një mosdije totale për detyrat e shtetit.

“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij. Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”, tha Dade.

Ajo kritikoi edhe ish-shefin e saj në PS, kryeministrin Rama për mënyrën si ia delegoi të gjithë pushtetin e Kryediplomatit, një 28-vjeçari.

“Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”, deklaroi Dade.

@tn.lajmelokale
@tetovanews