Ballina Argëtim Nuk donte që djali i saj të dilte me të, zbulohet se...

Nuk donte që djali i saj të dilte me të, zbulohet se si Victoria Beckham ndau të birin nga shqiptarja

Prej disa ditësh në media, po qarkullon lajmi se Victoria dhe David Beckham kanë ndikuar që djali i tyre Brooklyn të mos dalë me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare Victoria nuk e aprovoi asnjëherë afrimitetin mes Ritës dhe djalit të saj, të cilin e zbuloi në maj të vitit 2017.

Në atë kohë Brooklyn ishte vetëm 18-vjeç dhe dyshohet se mes tij dhe këngëtares pati edhe disa momente intime para se prindërit e tij t’i ndanin.

“Daily Mail” shkruan se një burim ka thënë për ta:

Ajo nuk donte që djali i saj të merrte një rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të dilnin së bashku. Kështu që ata e larguan Brooklyn nga ajo dhe e këshilluan të mos flisnin më.”

Po sipas këtij burimi David dhe Victoria nuk do e miratonin kurrë një lidhje të tillë mes djalit të tyre dhe Rita Orës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews